MOLDAVI- Ish-kryeministri i Moldavisë, Vlad Filat, është dënuar me nëntë vjet burg nën akuzën e korrupsionit. Gjykatë e Kishinevit kam shpallur sot Filatin fajtor për korrupsion, pasi ka shpërdoruar detyrën.

 

Po ashtu, togat e zeza vendosën që ish-kryeministrit t’i konfiskohet pasuria, ndërsa për 5 vite me radhë i ndalohet e drejta për të qenë pjesë e posteve publike.  Ndërkohë, më herët prokuroria kishte kërkuar 19 vite dhe kanë paralajmëruar ankesë.

 

Vlad Filat i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe ka vlerësuar se rasti kundër tij ishte i motivuar politikisht. Ai ishte kryeministër në periudhën 2009-2013 dhe është arrestuar në tetor të vitit të kaluar, i akuzuar se ka marrë ryshfet në një rast të vjedhjes së 1 miliard dollarëve në një bankë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: