Prokurori i Shtetit në Moldavi ka dhënë dorëheqje, një ditë pasi parlamenti votoi për ta përmirësuar shërbimin prokurorial në këtë vend.

Duke folur para ligjvënësve, Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit, Corneliu tha se ai do të japë dorëheqje zyrtarisht më 1 mars, më pak se tri javë para përfundimit të mandatit të tij 5 vjeçar.

Të enjten, ligjvënësit në Moldavi votuan në favor të bashkimit të zyrës anti-korrupsion me një agjenci tjetër për rastet speciale, si pjesë të reformave juridike, të premtuara nga qeveria.

Këto ndryshime, të cilat hynë në fuqi më 1 gusht, gjithashtu kufizojnë fuqinë e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili tash e tutje nuk do të zgjidhet nga parlamenti, por nga presidenti i vendit.

(d.b/REL/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: