MOLDAVI-Qytetarët moldavë iu drejtuan qendrave të votimit për raundin e dytë të presidencialeve ku janë vënë përballë kandidati pro-rus Igor Dodon dhe kandidatja pro-evropiane Maia Sandu.

Qendrat e votimit u hapën në orën 05:00 GMT në këtë shtet me 3,5 milionë banorë i tronditur nga një krizë e thellë politike pas zbulimit të vitit të kaluar të një mashtrimi gjigant bankar.

Kandidati pro-rus Igor Dodon thotë se ai ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Moldavisë. Igor Dodon, i cili kërkon të rivendosë lidhje të ngushta me Moskën ka marrë 55% të votave, kundrejt kandidates pro evropiane Maia Sandu, e cila ka marrë 45% të votave.

Për herë të parë prej 1997, kreu i Shtetit i kësaj ish-republike sovjetike të përçare midis Lindjes dhe Perëndimit është zgjidhur me votim të përgjithshëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: