Zyrtarët në Moldavi thonë se të paktën tre persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një ndërtesë në kryeqytetin e këtij shteti. Zyrtarët thanë se shpërthimi që ndodhi në orët e vona të 6 tetorit, ka shkatërruar disa banesa në një ndërtesë në Kishiniev. Ata besojnë se shpërthimi ka ndodhur nga një cisternë e gazit.

Në këtë shpërthim po ashtu janë plagosur gjashtë persona. Transmetuesi publik Teleradio Moldova ka shfaqur fotografi dhe video nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi, duke e cilësuar atë si “shpërthim të fuqishëm” në një ndërtesë banimi.

Zëdhënësja e shërbimeve të emergjencës ka thënë se disa banorë, në mënyrë të paligjshme, kanë ruajtur nëpër banesat e tyre bombola të gazit. Ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi nuk është e lidhur me fuqizuesin me gaz të qytetit. Dëshmitarët kanë thënë se disa banorë kanë ruajtur bombolat e gazit në ballkonet e banesave të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb