Në studion e emisionit “Real Story” në News 24 ka plasur debati mes panelistëve të ftuar, kur po diskutohej për prodhimet shqiptare dhe pse shumica e tyre nuk ishin në tregjet tona të brendshme.

Teksa po diskutohej për mollën e Korçës, ministri i Bujqësisë, Blendi Çuçi debatoi fort me Kreun e Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodrën.

Blendi Çuçi: Tregu sa më i madh të jetë aq më mirë është për sektorin e bujqësisë. Sa i takon fruta perimeve nuk ka asnjë problem që prodhimi i brendshëm të mbulojë tregun tonë. Sa i takon problemit të produkteve bujqësore ne e mbulojmë kërkesën e tregut të brendshëm. Sa për prodhimet e përpunuara, e them prapë: jemi treg i vogël që të garantojmë një treg të qëndrueshëm të këtij sektori, duhet të krijojmë një ekonomi shkalle në mënyrë që të bëhemi fitimprurës, krijim fermash të mëdha për t’i shërbyer tregut.

Shpëtim Nazarko: Po hidhen kastravecat në Lushnje, s’ka nevojë të hyjmë te skepticizmi populist. Pazari i Tiranës është modern por në të gjitha stinët e vitit nga 10 produkte 7 nuk janë të fermerëve shqiptarë. Fermeri i Korçës hedh qepë dhe mollë në kanal dhe unë blej më lirë diku më larg në Maqedoni..

Blendi Çuçi: Që kostoja të dalë më e lirë ne duhet të kemi ekonomi shkalle. Nuk e blejnë mollën starkinge këtu të Korçës edhe me 40 lekë, duan fuxhin me 90 lekë.

Sokol Balla: Unë po t’i kem të dyja do marr të Korçës, por unë nuk e shikoj fare në tregjet tona mollën e Korçës…

Agron Shkodra: Ne nuk kemi bërë promovimin e duhur për të, ne nuk i themi që kjo mollë kë këto veti, këto të mira për shëndetin e konsumatorit

Blendi Çuçi: Ku ke parë reklamë për fuxhin ti? Është tregu mo që e kërkon

Agron Shkodra: Ne e dimë që molla fuxhi ka edhe etiketë, e blejmë me atë etiketën, ka edhe mbrojtëse plastike që e ruan…

Blendi Çuçi: Dëgjo, dëgjo, molla shqiptare shkon për eksport, molla që ngel këtu është për shkak të pjesës që lidhet me kultivarin. Në një treg kur ty të pëlqen molla fuxhi do marrësh atë, s’do t’ja dijë njeri që starkingia është shqiptare. Ja na humbi edhe ajo ndjenja komëtare, ky shqiptarizmi që thoni ju, ku do shkojmë pastaj?

Shpëtim Nazarko: Jo mo jo, se s’na lë fshati të çmendemi..

Agron Shkodra: Ka ardhur koha të bëjmë reforën e tokës..

Blendi Çuçi: Po kush ta tha mo që nuk e kemi marrë, është gënjeshtër!

Agron Shkodra: Po jo ajo që mendoj unë…

Blendi Çuçi: Aaa, ti mund të mendosh për Amerikën…për çfarë Shqipërie po flet ti, për atë që pasi le ofiqin zyrtar?

Agron Shkodra: Nuk është marrë ende reforma e vërtetë e tokës po them…

Blendi Çuçi: Kush është ajo? Pse e nis me gënjeshtër?

Agron Shkodra: Më lejo ta them, më lër ta them..

Blendi Çuçi: Unë po ju them me fakte zyrtare si po rritemi, nuk po bëj poezi, po ju them gjëra reale

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb