Vrasëset e 12-vjeçares Luise në Gjermani, nuk do të ndiqen penalisht, por do të mbyllen në një repart psikiatrik.

Luise është goditur 30 herë me thikë nga dy shoqet e saj të klasës, konkretisht 12 dhe 13-vjeçe. Dyshohet se ‘molla e sherrit’ është bërë një djalë.

Trupi i Luise u gjet më 12 mars, në një zonë pyjore pranë qytetit Freudenberg dhe një orë pas vrasjes së saj, shoqet kanë postuar një video në TikTok duke kërcyer.

Sipas ligjit gjerman, fëmijët nën 14 vjeç janë nën moshën e përgjegjësisë penale dhe nuk mund të akuzohen, por ka mjete të tjera për të ndëshkuar vrasësit e Luise. Gjykatësi i qytetit, Thorsten Schleif tha se ‘vajzat janë larguar nga Freudenberg dhe se mund të jenë në një institucion me mbështetje për adoleshentët, ndoshta një repart psikiatrik’.

Nëse ata do të vendosen në një mjedis të mbyllur varet nëse konsiderohen si rrezik për veten ose të tjerët, shtoi ai, gjë që do të përcaktohet nga shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve përgjegjës për 13 dhe 12-vjeçarin.

Telefonat celularë dhe largimi nga ambientet e objektit të mbyllur do të ishte i ndaluar, me orare fikse për shkollë dhe terapi.

Vajzat gjithashtu mund të urdhërohen të paguajnë kompensim për familjen e Luise sapo të fitojnë para, një urdhër që mund të jetë i vlefshëm për 30 vjet.

Fëmijët nga mosha shtatë vjeç e lart, me kusht që fëmija të ishte në dijeni se po bënte diçka ‘të dëmshme’, mund të urdhërohen të paguajnë dëmshpërblim sipas ligjit civil gjerman.

Një terapiste për fëmijët tha se ‘nuk beson se vajzat mund t’i kthehen një jete normale së shpejti’ pasi ‘do të duhen vite terapi për të kapërcyer një krim të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb