18-vjeçarja Martina P. ka folur sot në emisionin “Me zemër të hapur” të gazetares Evis Ahmeti në News24 për vrasjen e Martin Çeços në Maliq, të riut i cili u mbyt me litar dhe u hodh në rezervuar.

Sipas policisë, motivi i krimit ishte lidhje me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit.
Policia arrestoi për vrasjen Valter Mollaj, Idlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

E pyetur nga gazetarja e emisionit “Me zemër të hapur” në News24, e reja mohoi të kishte pasur lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço dhe madje deklaroi se nuk e njihte fare. Ndërsa për të arrestuarit tha se punonin bashkë dhe emrat e tyre i kishte dhënë pas kërcënimeve nga policia.

“Nuk jam në shkollë. Mbledh lule.
Erdhi na mori policia se unë nuk dija gjë fare, më thanë për një sqarim dhe ne shkuam. Nuk e njihja fare Martin Çeçon, nuk kisha biseduar me të. Fare. Më kishte çuar ftesë në facebook dhe unë nuk e pranova se nuk e njihja. Kishte çuar një mesazh, por unë nuk ia ktheva. Nuk e kam parë as në fytyrë, thjesht në telefon.

Valter Mollën e njoh, është nga fshati jonë. Është këtu me ne, na ndihmon. Policia më thoshte trego për Martinin, do të çojmë në burg dhe thashë për Valter Mollën. Më thoshin që trego, unë s’dija asgjë. Çfarë të tregoja për Martinin dhe nga frika e pranova akuzën.

Valter Molla dhe Idlir Molla nuk ishin aty kur po flisja me policët, erdhën më vonë. Mua nuk më bashkuan fare me ta. Kam vite që i njoh, këtu kanë jetuar, na kanë ndihmuar, i ndihmonim. Ngaqë e kishim babain e sëmurë.

Bledi Angjo ishte çobani i Valit. Nuk e di çfarë marrëdhënie kishin se unë kisha një vit që isha zënë me Valin se nuk i vajta një ditë në punë.
Martin Çeço nuk kanë pasur lidhje fare me Valter dhe Lefter Mollën. Nuk kishin lidhje ata me Martinin. Nuk kam pasur lidhje me Valterin”, tha 18-vjeçarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: