Nga: ZONJA VJOLLCA*
Molle të pjekura me krem kanelle
4 kokrra mollë
3 lugë gjelle lëng limoni
2-3 lugë gjelle ujë
300 gr kos
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë çaji kanellë
4 hurma arabie

Lajmë dhe qërojmë mollët, heqim me kujdes pjesën e brendshme të tyre pa e prerë atë duke i ruajtur formën. I vendosim mollët në një tavë pjekje duke i lyer nga jashtë me lëng limoni. Shtojmë në tavë dhe 2-3 lugë ujë, e mbulojmë tavën me letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta. Ndërkohë përgatisim kremin me kanellë duke përzier kosin me kanellë dhe më mjaltë. E trazojmë mirë me telin e vezëve dhe pasi mollët të jenë pjekur dhe ftohur paksa i servirim duke bërë një shtrat me kremin e përgatitur. E mbushim pjesën e brendshme të mollës me krem duke vënë në qendër dhe nga një hurmë arabie. Në fund i pudrosim mollët me kanellë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb