Prodhuesit përdorin një lloj spraji që iu jep mollëve shkëlqim, zgjat në mënyrë artificiale freskinë e tyre dhe e ndalon nxirjen.

Madje sipas një studimi nga organizata për studime mbi agrokulturën USDA, shumë prodhues të mollëve përdorin një lloj shkëlqyesi që njihet si “Carnauba”. Ky lloj shkëlqyesi vjen nga një pemë braziliane, por është i destinuar të përdoret për shkëlqimin e këpucëve dhe veturave.

Në vitin 2012, Evropa e ndaloi përdorimin e kimikatit diphenylamine (DPA) pasi sipas studimeve nuk është arritur të sigurohet nëse kjo nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut.

Agjencia për mbrojtjen e ambientit dhe shëndetit në Amerikë i ka cilësuar këto pesticide si jashtëzakonisht të rrezikshme dhe helmuese.
Madje, ata kanë bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në zgjedhjen e ushqimit duke pranuar që të paguajnë pak më shtrenjtë në shkëmbim të frutave dhe perimeve organike, bio dhe pa pesticide.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: