Preisdenti Iilir Meta publikon një foto të Statujës së Krishtit Shpëtimtar në Rio de Zhaniero të Brazilit, e cila është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e #COVID19.

Siç mund ta shihni në foto, e ndriçuar në këtë monument emblematik është edhe flamuri shqiptar, pasi në vendin tonë janë shënuar dy viktima dhe 64 të infektuar nga virusi vdekjeprurës.

“Statuja e Krishtit Shpëtimtar, monument emblematik i qytetit të Rio de Zhaneiro dhe i Brazilit, është ndriçuar me flamujt e vendeve të prekura nga pandemia globale e #COVID19. Mes tyre është edhe flamuri shqiptar! ?? Solidariteti botëror, frymëzues dhe shpresëdhënës! ?, shkruan Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb