Flamuri i Maqedonisë së Veriut tashmë është ngritur në selinë e NATO-s në Bruksel, me çfarë edhe u shënua aderimi i vendit tonë në Aleancën Veriatlantike. Pas ceremonisë, kryeministri teknik Oliver Spasovski tha se vendi po i bashkëngjitet Aleancës më të fuqishme të sigurisë, shkruan ‘aslat-m’.

“Flamuri i Maqedonisë së Veriut është simbol i sigurisë dhe prosperitetit të vendit tonë. Me të vërtetë ne sot po zhvillojmë një betejë tjetër , betejë me virusin korona por për një moment do të ndalemi dhe do të festojmë. Sot është një ditë që do të mbahet mend, ditë e historisë, ditë kur flamuri ynë iu bashkëngjit atyre të aleancës veriatlantike. Aleancës më të madhe të sigurisë në historinë e njerëzimit”, tha mes tjerash Spasovski.

Ceremonia e ngritjes së flamurit u mbajt njëkohësisht në të njëjtën kohë edhe në selinë e Komandës së Bashkuara për Operacione (Shape – Mons) dhe në selinë e Komandës së Bashkuar të NATO-s për transformime në Norfolk, Virxhinia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb