Britania e Madhe po ecën me ritme shumë të mira vaksinimi.

Sipas mediave të huaja, deri më tani, më shumë se gjysma e popullsisë së të rriturve kanë marrë të dyja dozat e COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Nadim Zahavi, i cili në një postim në “Twitter”, e quajti këtë moment si historik për vendin.

“Një tjetër moment i rëndësishëm dhe historik. 50 % e të rriturve kanë arritur të vaksinohen në Britaninë e Madhe, duke marrë të dyja dozat. Falenderoj ekipin tonë të mrekullueshëm. Vazhdojmë…” shkroi ministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb