Në Turqi qendrat e votimit janë mbyllur. Koalicioni opozitar i udhëhequr nga Kemal Kilicdaroglu sfidon kreun aktual të shtetit Rexhep Tayyip Erdogan.

Pas 21 vitesh qeverisje të Erdoganit, turqit po bëjnë një zgjedhje për vendin e tyre. Rezultat ndryshojnë minutë pas minute dhe tashmë po rritet edhe përqindja e liderit opozitar Kemal Kilicdaroglu përballë Erdogan, pasi më herët kryesonte presidenti turk me një diferencë të lartë.

Deri më tani Erdogan kryeson me 51.3% me 45.7% të votave të numëruara. Rivali kryesor i presidentit turk dhe kandidati i gjashtë partive opozitare, Kemal Kilicdaroglu, merr 45.7%.

Kandidati i tretë Sinan Ogan mbledh 5.34% dhe Muharrem Ince 0.54%.

“Që nga mëngjesi, procesi zgjedhor ka ecur pa incidente apo probleme”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan pasi shkoi në kutitë e votimit në lagjen Uskudar, duke shtuar: “Shpresoj që pas numërimit të votave të ketë përfitime për demokracinë turke”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: