TIRANE

Situata te Teatri duket e tensionuar, me forca policore jashtë godinës dhe artistët që ndodhen të ngujuar.

Në kulmin e tensioneve, një qytetari i ka rënë të fikët dhe është shembur në tokë. Ndërkaq, qytetarët kanë rrethuar atë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ndërkohë, artistët dhe qytetarët kanë thënë se policët duhet që të heqin kapelën, ndërsa kryeministri duhet të japë dorëheqjen. Sipas artistëve, Rama dhunon artistët dhe lë të lirë kriminelët.

Siç shihet edhe në pamje, qytetari është “shembur” në tokë, ndërsa të tjerët rrotull tij i kanë ardhur në ndihmë.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb