Një ngjarje pazakontë është regjistruar në Esenler të Turqisë. Një nënë është detyruar të hedhë nga dritarja katër fëmijët e saj, pasi apartamenti ku jetonin u përfshi nga flakët.

Teksa nëna hidhte fëmijët, poshtë disa burra kishin hapur një batanije për t’i pritur.

Raportohet se shpëtimi i tyre është bërë me sukses dhe veç dëmeve material nuk ka të lënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb