Një autoambulancë është shfaqur pranë rrugës ku qytetarët kanë nisur bllokimin. Ajo është lënë e lirë nga qytetarët e pranishëm, ndërsa për makinat e tjera të përfshira, vijon bllokimi.

  • foto galeri

Unaza e kryeqytetit dhe Rruga e Shallvareve vijon të jetë e bllokuar nga qytetarët. Ata i kanë bërë thirrje shoferëve, që të bashkohen me protestën e tyre që në fokus ka, uljen e çmimit të naftës dhe produkteve bazë.

Protestuesit kanë paralajmëruar se do të mblidhen çdo ditë derisa situata të normalizohet. Ata kanë lajmëruar një tjetër protestë masive të shtunën në orën 11:00, që ka si qëllim uljen e çmimeve që sipas tyre e ka bërë jetesën e pa përballueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb