Një episod i rrezikshëm është shënuar në Kiev.

Sipas Reuters, një person është future brenda një ndërtese të qeverisë në Ukrainë dhe kishte kërcënuar se do të aktivizonte granatën e dorës, të cilën e kishte fshehur diku në godinë.

Në videot e publikuara në rrjete sociale, shihet burri duke mbajtur lëndën shpërthyese në duar, ndërsa pjesëtarët e sigurimit, i kërkonin me qetësi që ai të largohej nga ndërtesa. Por burri nuk zmbrapsej, madje pretendonte se godina ishte në drejtimin e tij.

Pas shumë përpjekjesh policia ka arritur ta arrestojë burrin.

Identiteti i tij i plotë nuk është bërë i ditur, por mendohet se ai është një veteran lufte dhe mbështetës i madh i Rusisë dhe presidentit rus Vladimir Putin.

https://twitter.com/i/status/1422829224570859522

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb