Një super jaht luksoz, me një vlerë mbi 65 milionë paund, është përplasur në një port në Karaibe, duke shkaktuar dëme të shumtë materiale.

Aksidenti ka ndodhur pas një defekti teknik në timon. Nuk dihet nëse ka pasur persona brenda, kur jahti rreth 70 metra i gjatë, në pronësi të Hans Petër Wild, u përplas në bordurat anësore të molit.

Pamjet e jahtit që ka pistë helikopteri, palestër, saunë dhe pishinë janë publikuar në internet. Por ajo që nuk dihet është sesa do të kushtojë riparimi i mjetit lundrues.

Sipas kapitenit të anijes, në momentin e përplasjes timoni kishte pësuar një defekt teknik duke mos u munduar ta shmangë përplasjen.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb