DURRES –  Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë në Durrës pranë urës së Dajlanit. Sipas qytetarëve është krijuar një trafik, pasi makina ishte me impiant gazi dhe nga frika se mos shpërthente policia ka ndaluar qarkullimin normal të mjeteve.

Si të mos mjaftonte që ishte me impiant gazi, “Benzi” që po merrte flakë ishte i pozicionuar shumë pranë një pike karburanti.

Ndërkohë nuk dihet arsyeja se pse makina me targa “AA 074 GP” ka marrë flakë, por fatmirësisht nuk ka lënduar nga ngjarja, shkruan JOQ.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: