Ka pasur skena emocionuese në nisje të seancës së jashtëzakonshme në Parlamentin Evropian, që po diskuton pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Seanca ka nisur me ovacione e duartrokitje nga eurodeputetët, të cilët janë ngritur në këmbë në mbështetje të Ukrainës.

Gjithashtu, “BBC” publikon foton, ku shihet se në momentin që eurodeputetët janë ngritur në këmbë, duke mbështetur e vlerësuar Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenksy, ata kishin veshur edhe bluze me flamurin e Ukrainës. Në fjalën e saj, Presidentja e PE, Roberta Mesola, falënderoi Presidentin Zelensky, u cili dha një mesazh tejet prekës me “Skype”.

“Zoti President, faleminderit që i treguat botës se çfarë do të thotë të ngrihesh në këmbë. Faleminderit që na kujtuat për rreziqet e vetëkënaqësisë”, tha ajo, teksa vlerësoi heroizmin e popullit të Ukrainës në mbrojtje të vendit të tyre. Më tej, ajo tha se Parlamenti Evropian mirëpret kërkesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE dhe po punonte për ta bërë atë realitet.

Db2fc75a 4701 409b B2f6 B87f339e2bc8
Db2fc75a 4701 409b B2f6 B87f339e2bc8

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb