Këtë të premte, në Shtëpinë e të Moshuarve “Sefer Dërvishi” në Kavajë, është realizuar një koncert, me këngë, valle e poezi në nderë të të moshuarve.

Ky koncert, është realizuar me rastin e lehtësimit të masave COVID-19, ku të moshuarit e këtij institucioni, i janë nënshtruar një karantine strikte, gjatë valëve të rënda të sëmundjes, duke mos regjistruar asnjë rast infektimi.


Të moshuarit, u emocionuan së tepërmi nga koncerti i realizuar, e kjo shihet në fytyrat e tyre, të buzëqeshura, e duartrokitjeve që nuk i kursyen për të vegjlit që i suprizuan këtë paradite.

Në këtë institucion, shpesh organizohen evenimente të tilla, që priten me interes nga të moshuarit që strehohen në të, por edhe fëmijët, që mezi presin të vendosin në skenë talentin e tyre, për gjyshërit e gjyshet e Shtëpisë së të Moshuarve “Sefer Dervishi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb