Ky është momenti, kur një luan, futet në tendën e një burri dhe mori prej aty sendet e tij.

Ngjarja është regjistruar në një park të botës së egër në Afrikë. Daily Mail, shkruan se 43-vjeçari Robert Hofmeyer, 43-vjeç dhe kunati i tij, Andy Caldwell, po planifikonin të fotografonin lindjen e diellit në Parkun Transfornetier Kagalagadi, kur luani hyri në tendën e tyre.

Të dy, pasi panë kafshën, u futën me shpejtësi për në makinë për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të mundshëm. Ndërsa luani, pasi mori nga tenda disa sende, u zhduk në errësirë

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: