Ish-sulmuesi i kombëtares ITALIANE, Antonio Di Natale ka përjetuar mbrëmjen e kaluar një situatë tepër të rëndë. Ai ka rënë pre e një grabitje, pasi pesë personat ë armatosur kanë hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij në Empoli.

44-vjeçari po kthehej në shtëpi bashkë me gruan dhe dy fëmijët, por në një moment ka parë armën përpara fytyrës.

Në kushte të tilla, Di Natale është detyruar t’u dorëzojë një orë me vlerë prej 30 mijë eurosh keqbërësve.

Ata u larguan menjëherë dhe për fat të mirë nuk u lëndua asnjë nga familjarët e ish-kapitenit të Udineses, aktualisht trajner i Carrarese në Serie C.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb