Një parashutist amerikan, ia ka hedhur paq një incidenti, që mund të përfundonte me pasoja fatale.

Ai ka arritur të shpëtohet nga autoritetet kaliforniane, pasi gjatë hedhjes, ngeci në linjat e energjisë.

Sipas mediave të huaja, parashutisti qëndroi i varur rreth 9 metra larg tokës. Ekipet e shpëtimit, fillimisht, kërkuan ndërprerjen e energjisë elektrike, e më pas arritën të shpëtonin e ta zbrisnin pa lëndime në tokë burrin.

Parashutisti është dërguar në spital, nga ku raportohet se është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

(BaklkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: