Ka kaluar thuajse dy muaj, por kush e kujton ndjen të njëjtën frikë. Gjatë sfidës Danimarkë-Finaldë në Kopenhagen e vlefshme për grupe e Euro 2020, futbollisti i njohur Kristian Eriksen ra befasisht në fushë.

Ankth, lot dhe drithërima ngado pasi Eriksen kishte pësuar atak kardiak dhe ishte mes jetës e vdekjes. Gjithsesi Eriksen është shëndoshë e mirë, por padyshim një rol të madh kishte dhe arbtri Antony Taylor.

Për herë të parë ai ka folur për BBC duke sqaruar se gjithmonë detyra e tij parësore është siguria e futbollistëve prandaj dhe menjëherë njoftoi stafin mjekësor të hyjnë në fushë.

“Prioriteti im kryesor është siguria e lojtarëve. Kjo do të thotë nëse një lojtar është i dëmtuar ose jo mirë, ata kanë nevojë për ndihmë mjekësore. Kjo është gjithçka që bëra. Thirra një mjek në fushë. Asgjë tjetër nuk më goditi deri ditën tjetër kur po udhëtoja përsëri në Stamboll.’’ –tha Taylor.

Gjithsesi ai ia heq meritat vetes dhe si heronj të ndeshjes ai cilëson kapitenin e Danimarkës, Simon Kjaer dhe vetë doktorët që ndërhynë në kohë.

‘’Heronjtë e vërtetë atë natë ishin kapiteni danez dhe mjekët që kryen CPR dhe defibrilacionin fillestar “,-shtoi Taylor.

Në fakt nuk është hera e parë që arbitri me eksperiencë përballet me situata të tilla. Momenti i frikshëm i Euro 2020 është harruar tashmë, por padyshim Antony Taylor shpëtoi jetën me ‘dritën jeshile’ që i dha menjëherë stafit mjekësor për të vrapuar gjerësisht në fushë dhe për të mbërritur në kohë tek Eriksen i cili kishte marrë rrugën drejt qiellit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb