Një burrë ka filmuar veten dhe më pas ka postuar një video në “Instagram”, ku shihet duke shtënë me pistoletë në ajër, nga ballkoni i apartamentit ku qëndronte në Kent të Anglisë, ndërsa në sfond dëgjinte hitin e yllit të muzikës Tupac, “Hit Em Up”.

Burri i quajtur Flexing Mike frikësoi punonjësit e marketeve, por edhe njerëzit përreth, ndërsa policia reagoi menjëherë, duke e arrestuar atë.

Ai bërtiste me të gjithë forcën që kishte nga apartamenti, ndërsa po ashtu filmonte në një lidhje live në Instagram.

Njerëzit iknin të frikësuar, kurse policia prangosi burrin me armën në dorë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb