Laçi po përjeton momentin më të vështirë që nga dita kur Shpëtim Duro u ul në stolin e bardhezinjve. Pasi prekën kreun, kurbinasit u fikën, në tre ndeshjet e fundit kanë pësuar një rënie të lirë duke u renditur tashmë në vendin e katërt, katër pikë larg kreut. Ky është një sezon ku për herë të parë Laçi ëndërrojë për objektiva madhorë, kërkuan të dy trofe, Kupë dhe Kampionat. Deri në këtë pikë mbeten ende në lojë, janë në garë në të dy frontet, ndërsa të mërkurën kanë aktin e radhës në Kupë teksa sfidojnë Vllazninë në “Loro Boriçi”. Laçi vjen sërish me stofin e favorit por barazimi i fundit në kampionat i jep më shumë besim kundërshtarëve. Duke parë që titulli po ndërlikohet ndjeshëm në Superligë, Kupa kthehet edhe një herë në prioritet, fundja mjaftojnë dy ndeshje perfekte për të mbyllur sezonin me trofe për të siguruar prezencën në europë.

Shpetim Duro
Shpetim Duro

Trajneri Duro dhe stafi i tij zgjodhën që këtë sfidë kundër Vllaznisë ta përgatisin larg vëmendjes së mediave ndërsa koha në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshëm për të rikuperuar disa titullarë të rëndësishëm. Selmani, Turkaj, Nwabueze dhe Ramos nuk janë në 100 % të formës së tyre, vështirë të besosh se mund të zbresin në fushë si titullarë, për trajnerin Duro bëhet fjalë për lojtarë kyç në skemat e tij që e ndërlikojnë jo pak këtë transfertë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb