Aktorja e mirënjohur shqiptare, Margarita Xhepa, iu është drejtuar këtë pasdite kutive të votimit, ashtu si edhe shumë qytetarë të tjerë, për të hedhur votën e saj.

Gazetarja Erjola Jata sjell video në redaksinë e “BalkanWeb”, që tregon momentin kur aktorja Xhepa shkon te dhoma e fshehtë për të votuar të preferuarin e saj. Margarita Xhepa ka votuar elektronikisht te Njësia nr.10, në Tiranë.

Duke folur për gazetaren e “News24” dhe “BalkanWeb”, Erjola Jata, aktorja Xhepa iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të votojnë.

“Dite e bukur per votim, dite e bukur me diell. Votoni, votoni”, ka thënë Xhepa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb