TIRANË

Ky është momenti i vetëm i protestës që vazhdon prej rreth 2 orësh kur protestuesit hedhin fishekzjarrë e kapsolla drejt Kryeministrisë.

Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha vijonte fjalën para protestuesve në Bulevard, disa prej tyre kanë hedhur fishekzjarrë mbi kokat e policëve drejt Kryeministrisë. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar deri tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb