TIRANE- “Ditën e parë që kam hyrë në politikë e kur kam parë sulmet verbale që bëheshin jam tronditur, ishte shokante sepse mendoja që një grua që hyn për herë të parë dhe gjen një ambient kaq agresiv është shumë e vështirë të përshtatetj”.

Kështu deklaroi ish-deputetja socialiste dhe njëherazi ish-nënkryetare e Kuvendit, Valentina Leskaj sot në emisionin ‘Studio e Hapur’. Teksa diskutonte mbi temën “Gruaja në politikën e vështirë shqiptare”, Leskaj tregoi momentin e saj më të vështirë.

Leskaj: Dua të tregoj diçka për fillimet e mia. Kam qenë në Dibër dhe pashë një grua e veshur shumë varfër. E pyeta ‘si je’, ‘shumë mirë’ më tha. ‘Sa fëmijë ke?’ ’10 fëmijë i ushqej me bukë, ujë, sheqer’. Kjo ishte një shtysë për mua për të ecur e për të qenë aktive. Shqipëria ka ndryshuar shumë. Efekti i mediave është i ndjeshëm, por edhe efekte të tjera kanë ndikuar në jetën time në politikë. Jeta e një gruaje në politikë nuk është e lehtë. Ditën e parë që kam hyrë në politikë e kur kam parë sulmet verbale që bëheshin jam tronditur, ishte shokante sepse mendoja që një grua që hyn për herë të parë dhe gjen një ambient kaq agresiv është shumë e vështirë të përshtatetj.

Albana Vokshi:
Nuk është vetëm një moment, ka disa të tilla. Ka momente të tjera që ndihesh mirë, pasi ke arritur një gjë të mirë. Në 2008 u realizua që të futej kuota 30 %. Ishte një vullnet që u bashkuan vullnetet e brendshme me ato të jashtme. Një gjë e mirë që kemi arritur, që është sukses, unë ndihem mirë. Shoqëria shqiptare nuk mund të thuash që nuk është patriarkale. Mendoj se kjo nuk na pengon që të bëjmë politikë, kur ne hyjmë aty.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: