E gjithë bota e futbollit, por jo vetëm, u sensibilizua nga ajo që i ndodh Christian Eriksen në fushën e lojës.

Futbollisti danez, pësoi arrest kardiak në ndeshjen debutuese ndaj Finlandës dhe për pak, u mendua se nuk mund të mbijetonte.

Tashmë futbollisti ndodhet në gjendje të stabilizuar, e pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje në zemër, e dëshmuar kjo nga Federata Daneze e futbollit.

Sakaq, një gjest i admirueshëm, në drejtim të Eriksen është shënuar në ndeshjen Danimarkë – Belgjikë.

Kur po luhej minuta e 10 e takimit topi u largua nga fusha dhe tifozët, lojtarët dhe stafet e Kombëtareve filluan të duartrokasin në mbështetje të Christian Eriksen.

Kjo ishte si shenjë nderimi për atë çfarë mesfushori përjetoi dhe si një mesazh, që të gjithë mezi presin të rikthehet në fushën e lojës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb