Ky është momenti tronditës kur një kalimtar hero ka arritur që të shpëtojë një vogëlushe, e cila ra nga dritarja e një apartamenti në katin e pestë.

The Sun” shkruan se 31-vjeçari, Shen Dong, ishte duke parkuar makinën e tij përballë rrugës nga blloku i banesave në Tongxiang në provincën Zhejiang të Kinës, kur dëgjoi një zhurmë të fortë.

2-vjeçarja doli nga dritarja ku më pas u rrëzua mbi skajin e parvazit të katit të parë dhe direkt në tok. Por fatmirësisht Shen arriti që ta kapte në kohë të voglën, duke mos e lënë që të bie në tokë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pamjet tronditëse janë publikuar një ditë më parë nga policia lokale në “Weibo”, versioni kinez i “Twitter”-it.

“South China Morning Post” raporton se vogëlushja ka lënduar këmbët dhe mushkëritë, por ajo është në gjendje të stabilizuar.

Gjithashtu thuhet se Shen kur ka parë se çfarë po ndodhte, ka tentuar menjëherë që të telefonojë shërbimet e urgjencës, por instinktet e ndihmuan atë që të kapte 2-vjeçaren para se të binte në tokë.

Klikoni këtu për VIDEON

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb