Momo Salah dhe Liverpool vijojnë “luftën” e ftohtë në distancë. Sulmuesi egjiptian ia ka bërë të qartë prej kohësh drejtuesve të klubit kërkesat e tij, kërkon minimalisht 400 mijë paund në javë, afro dyfish të saj që përfiton aktualisht.

Kërkesat e Salah nuk janë pritur mirë nga drejtuesit e Liverpool të cilët i kanë hapur derën, të gatshëm të dëgjojnë kërkesat që vijnë për të, por Salah ka një tjetër plan.

Mirror
Mirror

Sipas Mirror, “faraoni” nuk ka ndërmend të largohet këtë vit, do të qëndrojë në Liverpool, për tu larguar më pas në sezonin pasues. Kjo do të ishte një goditje e fortë për të kuqtë pasi në këtë mënyrë do ta humbasin falas. Salah ka një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023. Për Salah interesohen klube si Real Madrid, por në këto kushte, do të preferonin të prisnin edhe një vit për të marrë pa asnjë qindarkë, ndërsa vetë Salah do të përfitonte kontratën që dëshiron.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb