Monaco ka befasuar Borussia Dortmund në Gjermani duke i mundur me rezultatin 2-3 në takimin e parë të fazës çerekfinale të “Uefa Champions League”. Francezët me këtë fitore kanë hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve ku do marrin pjesë 4 skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19 falë 18 vjeçarit fantastik Kylian Mbappe që prej kohësh po vëzhgohet nga skuadrat më të mëdha Europiane. Më pas në të 35 Bender do ngatërronte destinacion duke dërguar topin në portën e tij, 0-2 për Monaco-n.

Kaq për pjesën e parë ndërsa e dyta do ngjallte shpresë për vendasit kur në minutën e 57 Dembele do ngushtonte përkohësisht rezultatin. Por edhe një herë Mbappe me magjinë e një djaloshi që pritet të pushtojë futbollin dërgon shifrat në 1-3.

All Goals & Highlights HD – Borussia Dortmund 2… by TurkiyeKupasi
Për të stampuar gjithçka do mendonte Kagawa në të 84-ën për t’i vënë kapakun episodit të parë në “Signal Iduna Park”.

Ndeshja e kthimit në Francë luhet nja javë më pas, ekzaktësisht me 19 mars në “Stade Louis II”.

Kujtojmë që kjo sfidë ishte e programuar për t’u zhvilluar mbrëmjen e kaluar, por atentati me bombë kundrejt autobuzit të Borussia Dortmund bëri që ndeshja të mos luhej.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb