Nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare AS Monaco ka njoftuar se ka pezulluar Thierry Henry nga detyrat e trajnerit të ekipit të parë. Henry është pezulluar deri në momentin që do të merret një vendim përfundimtar.

Henry ka dështuar të marrë rezultate pozitive gjatë javëve të fundit dhe ka përjashtuar një numër të madh të lojtarëve nga ekipi i parë gjatë kësaj jave.

Mesa duket klubit nuk i ka pëlqyer kjo gjë, pa harruar edhe skandalin ku është kapur duke sharë një lojtar kundërshtar në ndeshjen e fundit.

Monaco rrezikon seriozisht rënien nga kategoria dhe vetëm dy ditë më parë, Monaco u eliminua edhe nga Kupa e Francës pasi pësoi humbje nga skuadra e Ligës së Dytë, Metz 1-3.
Gjatë kësaj kohe, pjesëtari i stafit teknik Franck Passi do të stërvisë skuadrën.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb