TIRANE

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar shfajësimin e  Edmond Begos për akuzat e Partisë Demokratike  në emisionin “Të Paekspozuar” si një shfaqje e shëmtuar, ndërsa shtoi se ai duhet të ishte në Prokurori.

Lubonja shtoi se bashkëbisedimi i Ramës me studentët në Vlorë ishte thjesht një show, për të fshehur skandalet e tjera.

“Unë jam në në efektin e pjesës së parë të emisionit.  Shfaqje e shëmtuar i dhatë hapësirë një personi që duhet të ishte para Prokurorisë.E di si është kjo i keni parë ato kompjuterat që kanë një screen saver, mbrapa kanë diçka tjetër. Ky Rama është saver me studentët, po të hiqet ai del Bego me miliona që po u vidhen shqiptarëve.

Del ai që po  u jep 75 milionë euro njerëzve këtej bëjnë vetingun.

Këtej nga kjo anë bashkëpunojnë me këta ndryshojnë rrjedhjen e lumit Lana. Ky që del në Vlorë bën gallata, bën shown e vet, njeriu që i thotë studentëve, që sduhet të jeni mbi popullin, që populli nuk është dele.  Që të kuptojmë pra, ato para që vidhen që punon për një grusht njerëzish, është ai që i trajton njerëzit si dele”, tha Lubonja.

 (BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb