Dolce&Gabbana ka hapur fushatën e saj kushtuar Devotion Bag, ku protagoniste janë e mrekullueshmja Monica Belluci, imazhi historik i brandit të famshëm dhe vajza e saj Deva Cassel. Pranë liqenit të Comos nënë e bijë kanë pozuar duke shfaqur të gjithë joshjen e tyre. Monica mban në dore rreth 6 modele çantash të ndryshme, me një panoramë mahnitëse të Lake Como.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë set fotografik e mrekullueshme është shfaqur edhe vajza e Belluci, Deva Cassel, që aktorja e famshme e ka me ish bashkëshortin Vincent Cassel.

Me fustane të zinj të mrekullueshëm Monica Belluci shkëlqen në fushatën e Gabbanas dhe pavarësisht modeleve shumë të bukura të çantave, ylli i padiskutueshëm është pikërisht ajo.

Deva Cassel, vajza 16 vjeçare e Belluci ka nisur një karrierë si modele dhe ajo tani është imazhi i Dolce Rose, parfumit të ri të Dolce&Gabbana, që pasuron gamën e gjerë të saj, me një lule të re.

Me pamje nga liqeni, ose duke shëtitur nëpër rrugët e Bellagio, Deva Cassel mishëron natyrën e gjallë dhe energjinë e vajzës Dolce. Për të treguar për këtë fushatë Deva bëri në TikTok një video duke krijuar koreografinë e Dolce Rose në adresën zyrtare të Brandit.
Ja disa foto nga set-i ri fotografik.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb