RIO DE JANEIRO – Monica Puig i ofron Porto Rico-s medaljen e parë të artë olimpike duke fituar të shtunën kundër gjermanes, Angelique Kerber me rezultatet 6-4, 4-6, 6-1, duke hyrë në historinë e tenisti për femra në LO.

Vajza e re, 22-vjeçare, ku çmimi i vetë profesional që kishte fituar deri tani ishte turneu i Strasburgut në vitin 2014 duke mundur numrin dy në botën për dy orë e nëntë minuta.

Ndërsa çekja, Petra Kvitova, që fitoi kundër amerikanes Madison Keys (7-5, 2-6, 6-2), mbylli podiumin duke fituar medaljen e brozit.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: