Monika Kryemadhi zbuloi në Open se e ka kaluar Covid 19, por nuk pa pasur asnjë simptomë.

Ajo tha se këtë e ka zbuluar kur ka kryer operacionin e bajameve, ndërsa tha se ajo është e vetmja në familje që ka kaluar covidin.

“Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptomë. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar covidin”, tha ajo në Open.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb