TIRANE- Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit Edi Rama lidhur me qëndrimet e saj, ka reaguar sërish deputetja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ditën e sotme ligjvënësja e majtë publikoi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut disa foto ku shiheshin se disa dyqane në Tiranë që lajmëronin mbylljen e aktivitetit.

“Po tani?! Këtë merreni SERIOZISHT!”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Rama komentoi dje deklaratat e deputetes së LSI-së, që sipas saj konflikti politik Rama-Basha po i kushton Shqipërisë mijëra vende pune. Rama tha se zonja Kryemadhi ka filluar fushatën dhe po bën opozitën, duke kërkuar që të mos merret seriozisht.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb