Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar deklaratën e sotme të Lulzim Bashës, i cili tha se shqiptarët nën qeverisjen e Ramës po jetojnë më keq.

Kryemadhi tha se bashkohet me deklaratën e Bashës, kurse shtoi se Rama me politikat e tij shkatërruese ia ka dalë të largojë shqiptarët. Ajo tha se PD me LSI e bashkon kundërshtia e politikave të mbprashta të Ramës dhe jo Rama si individ.

“Ecuria PD – LSI nuk ka të bëjë mes meje dhe Bashës. Por ka të bëjë me çlirimin e institucioneve të shtetit nga një sekt kriminal. T’i japësh sot oksigjen Ramës, nuk të bën më pak fajtor se Edi Rama.

Nëse shqiptarët mendojnë që Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha duhet të iki, duhet të ikim. Ajo që thotë Basha se ikja e Ramës është më mirë për shqiptarët është e vërtetë, pasi nën qeverisjen e Ramës kanë ikur shqiptarët masivisht”, tha Kryemadhi.

Ajo vlerësoi se fushata e PS më 2017 ka qenë për të eliminuar politikisht LSI-në.

“Fushata e 2017 ishte për asgjësimin e LSI, por nuk duhet të merremi me të kaluarën, po të punojmë për të ardhmen dhe të mos e mallkojmë me politikë shkatërrimtare. E kam thënë mandatet e LSI janë mandate gjaku dhe jo listash. Edhe marrëveshja e 17 majit ishte për të eliminuar LSI. Ne duhet t’iu japim shans edhe partive të tjera të krijohen, por jo parti që krijohen me ilegjitimitet”, tha ajo.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb