Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “A show” në “News 24” tha se pasuri ka vetëm një pallat e se edhe atë e ka trashëgimi nga babai.

“Unë kam një pallat, atë që e quanin vila e Metës, dhe lejen ma ka dhënë Edi Rama. Lejen ma zbardhi Lulzim Basha. Vetëm këtë pasuri kam, asgjë më tepër”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse do kishte vepruar ndryshe nëse do vinte sërish, në pushtet, Kryemadhi kishte këtë përgjigje.

“Nuk më pëlqen pushteti. Mendoj se kam bërë shumë gabime në jetën time politike. Gabimet e mia dhe të grupit tim politik i kanë kushtuar Shqipërisë. Nëse do kthehesha pas në gjithë jetën time politike, do kisha bërë shumë gjëra ndryshe me Rilindjen, me PD dhe me njerëzit. Hipokrizia është prezentë por asnjëherë vendimet nuk duhet të merren në mënyrë emocionale”, u shpreh Kryemadhi.

Monika Kryemadhi nënvizoi se nëse Rama gjatë ditës mendon 99 përqind keq, Erion Veliaj mendon 100 përqind keq.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb