E ftuar në emisionin “Open”, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi procesin e zgjedhjeve në LSI. Ajo tha se gara brenda LSI ka qenë e hapur që në muajin korrik dhe mund të kandidonte sejcili që donte.

Teksa theksoi se nuk doli asnjë kandidat, Kryemadhi tha se partia vendosi që të mos bënte fasadë por të kërkontë votëbesim për kryetaren. Për kryetaren e LSI, beteja dhe gara e radhës për LSI do të jenë zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë analisti Enton Abilekaj tha se nuk ka kuptim për një forcë politike të ndërrojë kryetarin 5 muaj para zgjedhjeve.

Më tej Kryemadhi foli për planin e LSI për të marrë mbi 40 deputetë, bazuar te rinia, e cila mbetet shtylla kurrizore e kësaj force politike. Ajo sqaroi se pse forca që drejton do të jetë surprise në këto zgjedhje. Ajo theksoi se ne punojmë si ekip dhe bazohemi të rinia, duke patur busull integrimin e Shqipërisë në BE e jo siç vepron kryeministri që po jep gjithçka oligarkëve dhe mafies, që po dështon në Negociatat me BE.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: