Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në fjalën e saj me të rinjtë dhe të rejat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Korçë, deklaroi se partia që ajo drejton, është e hapur për këdo që dëshiron të ndryshojë realitetin e Shqipërisë.

Kryemadhi theksoi se LSI dëshiron kthimin e të rejave dhe të rinjve që kanë ikur nga Shqipëria, për ta bërë vendin tonë më të mirë e të begatë.

  • foto galeri

“Sot LSI nuk ka më mure,. nuk ka kufi. LSI është pa kufi, është e të rinjve dhe të rejave. LSI është e kujtdo njeriu që do të ndryshojë këtë varfëri dhe realitet. Ne jemi me qytetarët dhe gjithë banorët e Korçës, me hallet e tyre të përditshme.

Ne iu japim prioritet absolut të rinjve, por edhe shtresave të tjera të shoqërisë. Në LSI janë anëtarësuar profesorë, njerëz që kanë dhënë kontribut në shoqëri, që mund ta bëjnë më të mirë realitetin. Korça është qytet i bukur, por realiteti i përditshëm e bën jetesën e vështirë”, tha Kryemadhi.

Monika Kryemadhi nënvizoi se Korça është një qytet i bukur, por se ka problematika të shumta sociale, që duhet të marrin fund.

Korça ka tradita dhe bukuri, por kur pyesim korçarët sesi jeni, ata na thonë se gjërat janë keqësuar. Në Korçë sot të rinjtë janë larguar, ka më pak investime, familjet largohen çdo ditë e më shumë. Kur ndodh kjo në Korçë, imagjinoni në qytete të tjera më të vogla. Fëmijëve tanë nuk iu ofrohet infrastruktura, nuk iu ofrohet puna, nuk iu ofrohet shpresa. ne duam Shqipërinë me demokraci dhe fjalë të lirë, duam Shqipëri me punësim dhe paga të mira. Ta bëjmë Shqipërinë shtëpi të shqiptarëve.  Të kthejmë të rinjtë në vendin tonë. Zoti bekoftë shqiptarët kudo që janë”, deklaroi Kryemadhi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb