TIRANË- “Dua Shqip”, me këtë emër dhe me motive patriotike kanë zgjedhur të festojnë festën e fundvitit të rinjtë e LRI-së. Por më shumë se kjo, ka befasuar deputetja e LSI-së, njëherësh bashkëshortja e kryeparlamentarit Ilir Meta, Monika Kryemadhi, e cila ka kërcyer deri vonë nën ritmin e këngëve të këngëtares Artjola Toska.

Tejet elegante dhe tepër e gëzuar, ashtu siç festa e kërkonte shfaqet zonja Kryemadhi në një video të siguruar nga BalkanWeb ku ka shoqëruar këngëtaren Artjola Toska, ndërsa thoshte se këtë këngë ia dedikonte të pikërisht rinjve të LRI-së. “E kam për ju këtë këngë, se kur të jem pa ju, kujt t’i them të du”,- dëgjohet të këndojë ajo.

Përveçse e gëzuar dhe tejet e çlirët, Kryemadhi nuk i harroi disa porosi për të rinjtë e forcës së saj politike, kur tha se viti që vjen, 2017-ta është një vit elektoral dhe LSI duhet të fitojë.

“Kemi zgjedhjet para që s’janë festë por ide mundësi zgjidhje dhe ne duhet të fitojmë”,- mësohet të jetë shprehur ajo.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: