E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 me moderatoren Nisida Tufa ishte këtë të shtunë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Zonja Kryemadhi e pyetur për mungesën e saj disa javore në komunikime publike, por edhe në studion e emisionit, pranoi se mungesa kishte ardhur për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.

Ajo tha se i ishte nënshtruar një operacioni për heqjen e bajameve dhe se kjo gjë e kishte penguar edhe të fliste për pak kohë.

“Duke qenë edhe fundjavë po e ndaj me ju këtë lajm. Para 3 javësh kam hequr bajamet, n që nuk hiqen në këtë moshë, por e bëra se isha e detyruar ndaj edhe më është dashur pak kohë të rikuperohem. Avantazh i mirë është që kemi humbur disa kilogramë sepse nuk hamë dhe nuk pimë, por fatmirësisht tani kam efekt të mirë në organizëm

Ndërhyrje në kohën e Covid kjo zonja Kryemadhi…

Kryemadhi: S’ka të bëjë me të është çështje dezinfektimi dhe ruajtje të higjienës së cdo individi. Mungesa e shumë informacioneve dhe qëllimi për ta kthyer në pandemi apo presion psikologjik të shoqërisë. Pata sot komunikim me një mjek dhe më tha që shumica e pacientëve por edhe viktimave kanë qënë me sëmundje shoqëruese. Ne në një anë bërtasim për covid dhe nga ana tjetër kanë mbetur pas dore persona me probleme të tjera.
Mendoj që është një virus i panjohur për mjekësinë, por secili duhet të ketë higjienën ndërsa politika nuk duhet ta përdorë këtë për të mbushur shportën me premtimet e saj.

Do e zbatoni masën e re të qeverisë për maskën?
Kryemadhi: I kam marrë me vete ca, (tregon maskat) kam marrë edhe çmimet e maskave: Kjo është 6 mijë lekë, përdoret 1 herë në ditë. Kjo tjetra 4 copë 2 mijë lekë, kjo këtu është 70 lekë e kam marrë në supermarket, Pra sotr një qytetar për të mos u sëmurur duhet ta ndrryshojë cdo 2 apo tre orë i bie gati 12 mijë lekë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: