Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka uruar amerikanët për Ditën e Pavarësisë, 4 Korrikun.

“Toka e lirisë, duke qenë shtëpia e të guximshmëve. Gëzuar 4 Korrikun”, shkroi Kryemadhi në një postim në Instagram.

4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita kur në vitin 1776 delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada dhe koncerte.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb