Aktorja e njohur dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP” Monika Lubonja ishte e ftuar si opinioniste mbrëmë në emisionin e dashurisë “Për’puthen”.

Duke iu referuar largimit të Çiljetës nga programi, ajo ka rrëfyer edhe njëherë vështirësitë si pasojë e divorcit të saj nga babai i Teas.

Monika tha se është ndier e paragjykuar nga shoqëria edhe sot e kësaj dite.

Ish konkurentja e “Big Brother VIP” tha se kjo gjë tashmë nuk e shqetëson më dhe e rëndësishme si pas saj, është të rrisësh një fëmijë të fortë.

“Unë e di çfarë do të thotë të jesh e divorcuar. Kam pas gjithmon guximin për t’i bërë gjërat ndryshe, për të dalë jashtë mentalitetit shqiptar. Më mirë të jesh e divorcuar sesa e dhunuar dhe e tradhëtuar. Unë jam ndier e gjykuar dhe vazhdoj të ndihem e gjykuar, kjo gjë nuk më shqetëson më. E rëndësishme është të rrisësh një fëmijë të fortë”, tha Monika teksa i kërkoi Çiljetës të mos largohej nga programi.

Rikujtojmë se Monika ka rrëfyer edhe në “BB VIP” për lidhjen me ish-bashkëshortin. Ajo ka zbuluar edhe përshtypjen e parë që ai i la. Ajo ka thënë se kur e ka parë atë, ka mbetur në vend pa fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb