TIRANE- Ndërsa seanca e sotme parlamentare nisi me vrull e akuza të artikuluara nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për kryeministrin Edi Rama, në Kuvend ka pasur edhe plot momente që syri i teleshikuesve të thjeshtë nuk i ka kapur, momente këto që nuk i kanë shpëtuar objektivit të LSA.
WhatsApp Image 2018-03-29 at 10.59.36
Në fotot që shihni, duket se thumbat e Krymadhit për Ramën kanë kënaqur shumë deputetin demokrat Flamur Noka. I ulur në karrigen e tij ai ka shpejtuar të shtrëngojë dorën me zonjën e LSI-së.
WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.01.15 (1)
Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha që ende s’ka marrë fjalën në Kuvend shihet duke diskutuar me deputetin Ervin Salianji.
WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.03.22
Nuk dihet nëse po merr këshilla nga ky i fundit, apo po koordinohen mes tyre. Por të sigurt jemi që si Basha ashtu edhe Salianji do godasin fort me fjalë e do pasojnë kryetaren e LSI-së në këtë drejtim.
WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.03.32
Nga ana tjetër kryeministri Rama para se të fliste në foltore, shfaqej duke biseduar me ministrin e tij të Financave, Arben Ahmetaj.
WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.01.25
Rama mban në dorë edhe një stilolaps, teksa i shpjegonte diçka Ahmetajt. Të mos i dalin vallë llogaritë kryeministrit?!
WhatsApp Image 2018-03-29 at 11.01.52
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb