Trekëndëshi i shoqërisë mes Monika Lubonjës, Sabianit dhe Ilir Shaqirit e cila u krijua brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u prish natën kur aktorja në zinxhirin e shpëtimit të nominimeve vendosi të zgjidhte Donald Veshajn.

Kjo gjë e ka prekur shumë këngëtarin, i cili i ka dalë në mbrojtje gjithmonë balerinit. Ai e konsideroi aktoren si “tradhtare” dhe se po bënte lojë vetëm për të arritur në finale.

Monika ka treguar disa ditë më parë se raporti midis saj dhe Sabianit mbetet i njëjtë dhe se i ka bërë bllok.

Mirëpo, këngëtari ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” ku zbuloi se ishte ai i cili i ka bërë bllok i pari aktores. Monika është shprehur se fjalët e Sabianit ishin si një ‘bombë’ për të ndërsa ky i fundit tregoi se ajo është ndjerë në faj dhe për këtë arsye deklarata e tij iu është dukur ashtu.

Biseda:

Sabiani: Monika bllokun e ka pasur prej meje që dy muaj përpara, nuk e ka marrë tani. E kam dhënë unë mesazhin për vëllain tim dhe e mori bllokun aty. Që të hapim ato debatet apo situatat nuk ia vlejnë.

Gazetari: Tha që bombën për mua e hodhi Sabiani

Sabiani: Iu është dukur bombë pasi është ndjerë në faj sepse gjithmonë e vëeteta të dhëmb dhe kur e thua në sy të të gjithë njerëzve kjo është më e keqja. Ndoshta e ka pranuar në heshtje.

Në nisjen e spektaklit “Big Brother VIP2”, është zbuluar se kësaj herë do të marrë pjesë vajza e këngëtarit, Keisi Medini.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Artisti ka treguar se nuk është kundër këtij vendimi dhe se dëshiron që ajo ta provojë veten në këtë eksperiencë. I pyetur sesi do të reagonte nëse vajza e tij do të dashurohej me dikë brenda shtëpisë, Sabiani tregoi se ka besim dhe se do ta mbështëste Keisin nëse ajo do të bëj zgjedhjen e duhur.

“Unë e ruaj Keisin nga shëndeti, di që i kam dhënë një moral të paktën siç jam dhe vetë ,kam besim tek ajo. Një baba i cili nuk ka besim tek fëmija i tij do te jetë gjith jetën me frikë. Unë kam besi mtek Keisi kështu që nëse ajo do të bëjë zgjedhjen e duhur o ta mbështes me gjithë shpirt”.- u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: